Drejtësia e Verbër: Bërja e Gjykatave të Qasshme për Personat me Pengesa në të Pamur

Drejtësia e Verbër: Bërja e Gjykatave të Qasshme për Personat me Pengesa në të Pamur
Driton Obërtinca, student i juridikut dhe njëri nga dy stazhistët, po e shfrytëzon me kënaqësi rastin për të fituar përvojë ligjore praktike jashtë klasës.
Bridget Nurre
Studentët e juridikut avokojnë për personat me aftësi të kufizuara
“Unë jam i pasionuar pas drejtësisë. Besoj se është përgjegjësi imja si pjestar i komunitetit të të verbërve që të luftoj për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve që i përkasin këtij komuniteti.”

Nov. 2014—Driton Obërtinca humbi të pamurit e tij në moshën 18 vjeçare, sfidë kjo e cila vetëm i shtoi guximin këtij të riu ambicioz. Student i vitit të tretë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, Obërtinca është edhe Kryesues i Forumit Rinor për Çështje të Sportit në kuadër të Shoqatës së të Verbërve të Kosovës.  

“Unë jam i pasionuar pas drejtësisë,” shpjegon ai. “Besoj se është përgjegjësi imja si pjestar i komunitetit të të verbërve që të luftoj për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve që i përkasin këtij komuniteti.”

Obërtinca rishtazi u bë njëri nga dy studentët e juridikut të cilët fituan stazhimin me pagesë në kuadër të programit të Sundimit Efektiv të Logjit të USAID-it. Duke patur parasysh numrin shumë të kufizuar të materialeve studimore në alfabetin e Brajit në dispozicion në fakultetin e tyre, këta dy studentë me shumë kënaqësi po e shfrytëzojnë rastin për të fituar përvojë ligjore praktike.  

“Shpresoj që edhe studimet e mia të shkojnë po aq mirë sa stazhi,” thotë stazhisti tjetër Felona Bajrami, e lindur me të pamur të dëmtuar, e cila i’u bashkua Obërtincës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës këtë vjeshtë.  “Dua të bëhem avokuese për studentët e tjerë me aftësi të kufizuara, në mënyrë që ata të kenë në dispozicion sa më tepër materiale studimore.”

Stazhistët janë duke punuar me ekipin ligjor të programit për të ndihmuar në sigurimin e mbështetjes Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga aspekti i përkthimit dhe rregulloreve. Ata gjithashtu i ofrojnë këshilla shumë të çmuara programit, i cili në partneritet me qeverinë norvegjeze rinovoi 16 gjykata të Kosovës, për t’i sjellur ato në linjë me standarded ndërkombëtare për qasshmëri, duke përfshirë edhe përshtatjet nevojave të personave me aftësi të kufizuara.   

Në kuadër të kësaj nisme, USAID-i rishtazi hyri në partneritet me Shoqatën e të Verbërve të Kosovës, për të shtypur dhe shprëndarë broshura në alfabetin e Brajit mbi sistemin juridik të vendit, në tri gjuhë të ndryshme, nëpër gjykatat dhe degët e shoqatës anembanë vendit.

Nga ristrukturimi i gjykatave të Kosovës në janar të vitit 2013, programi ka ndërmarrë një fushatë të informimit publik e cila përfshinë edhe broshurat informuese të shtypura në pesë gjuhë amtare të ndryshme, ndërsa tani edhe broshurat e Brajit në gjuhën shqipe, serbe dhe atë turke.

“Qëllimi ynë është që t’u sigurojmë pjestarëve të komunitetit të të verbërve në Kosovë mundësinë që të jenë antarë aktiv të shoqërisë,” thotë Kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës Bujar Kadriu, i cili ka arritur që ta katërfishojë kompensimin e qeverisë për të verbërit dhe ta shtypë Kushtetutën e Kosovës në alfabetin e Brajit, gjatë mandatit të tij dhjetëvjeçar në krye të shoqatës. “Komuniteti i të verbërve duhet t’i mësojë të drejtat e tij, ndërsa këto broshura dhe stazhet për udhëheqësit e ardhshëm të komuitetit tone janë hapa të rëndësishëm drejt këtij qëllimi.” 

Programi i Sundimit Efektiv të Logjit i USAID-it, ka punuar me institucionet e gjyqësorit të Kosovës nga viti 2011, në ngritjen e kapacitetit të tyre për t’u shërbyer më mirë nevojave të qytetarëve të vendit, duke përfshirë edhe ngritjen e nivelit të informimit publik dhe nismat për qasshmëri më të mirë.

LINKS

Follow @USAIDKosovo. on Facebook, on YouTube